Çim Peka: Shkodra nuk voton BenEdin për pará

Çim Peka: Shkodra nuk voton BenEdin për pará

13:21, 11/05/2023

Gazetari Çim Peka reagoi me ironi për kandidatin e Edi Ramës për Shkodrën, Benet Beci.

“Për 16 vjet ka tenderuar gati 3 (tre) miliardë euro dhe e vetmja shtëpi 1(një) katëshe në Tiranë që desh e shembi tërmeti i 2019-ës është shtëpia private e Benetit. Me siguri edhe te tenderi i ndërtimit të shtëpisë së tij ka vjedhur. Bëjini një pyetje vetes:

Si ka mundësi që në Shkodër, ata që kandidojnë për PS-në janë ose hajdutë, ose familje ish-kriminelësh të kuq?

E thjeshtë, Shkodra është uji më i kulluar i dinjitetit politik në këtë vend.

Beneti është viktima e radhës.

PS: Mos e gjykoni kaq shumë këtë Luizin e BBV që u shit, në këtë vend u shit kryetari i opozitës dhe nuk pati kaq shumë reagim... Mos e teproni,” shkruan Peka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco