Hamza deklarohet pas takimit, tregon se çka diskutuan me Lajçak

Hamza deklarohet pas takimit, tregon se çka diskutuan me Lajçak

12:31, 11/05/2023

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për situatën, siç e ka quajtur të ndjeshme që ndodhet atje.

Pas takimit me Lajçakun, Hamza tha para medieve se ndë rtë tjera është diskutuar për progresin e arritur por edhe krijimin e kushteve dhe prosperitetit për të gjite qytetarët pa dallim.

“Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe çështjen e dialogut. Për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi se ka qenë temë çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushtetua e të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë siguri të gjithë qytetarëve, mallrave dhe gjithçka tjetër.

Kemi bisedu edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në këtë pjesë të Kosovës. Megjithatë ne do të bëjmë bashkëpunim, prosperitetit dhe krijimin e kushteve për të gjithë pa dallim”, tha Hamza

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco