Tahiri i nxjerr tenderët e Nagip Krasniqit: Për 5 muaj, 30 kontrata njëburimore me vlerë 72 milionë euro

Tahiri i nxjerr tenderët e Nagip Krasniqit: Për 5 muaj, 30 kontrata njëburimore me vlerë 72 milionë euro

12:30, 26/04/2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet në KEK, ka thënë se kryeshefi i arrestuar i KEK-ut për pesë muaj ka nënshkruar kontrata një burimore, vlera e së cilave arrin rreth 72 milionë euro.

Tahiri se bëhet fjalë për 30 kontrata njëburimore, duke shtuar se kjo tregon abuzimin e madh që ka bërë Nagip Krasniqi.

“Si grup parlamentar i opozitës raportim nga Ministrja Rizvanolli në lidhje me zhvillimet në KEK, ku drejtori i KEK ishte në paraburgim dhe nuk paragjykonim asgjë se çfarë do të ndodhte dhe si do të shkonte procesi. Nuk po flasim për një njeri të rëndomtë, por për arrestimin e personit kyç në VV që drejtonte komitetin për politika që lidheshin me energji.

KEK ka nënshkruar në vlerë 72 milionë euro 30 kontrata një burimore të Nagip Krasniqit, i cili është me të drejtë në paraburgim.

Nëse i sheh këto dy kontrata 72 milionë euro për pesë muaj e sheh abuzimin e madh që e ka kry Nagip Krasniqi.

Anashkalohet ligji i prokurimit që të lidhen kontrata të negociuara në tavolinë. Dëmi që kanë shkaktuar në 5 muajt e fundit në këto kontrata është rreth 71 milionë euro. Si mos të ftojmë një debat të tillë për një person të tillë i cili sot gjendet në mbajtje. Unë dyshoj që personi në fjalë ende nuk është suspendu”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco