Avokati i Nagip Krasniqit dyshon se edhe Bordi i Drejtorëve në KEK është i përfshirë në korrupsion

Avokati i Nagip Krasniqit dyshon se edhe Bordi i Drejtorëve në KEK është i përfshirë në korrupsion

18:56, 25/04/2023

Avokati Xhevdet Smakiqi deklaroi se Bordi i Drejtorëve të KEK-ut detyrohet që ta zbatojë ligjin dhe ta largojë përkohësisht nga puna kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo pasi, Krasniqi tashmë ndodhet në paraburgim. Ai u arrestua të mërkurën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit.

Megjithatë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut vazhdon ta shkelë një vendim të nxjerrë vitin e kaluar, me qëllim luftimin e rasteve të shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët e korporatës. 

Në një vendim të publikuar më 15 qershor 2022, Bordi i KEK-ut kishte vendosur një rregull të ri: suspendimin e të gjithë punonjësve që hetohet penalisht për vepra të cilat ndërlidhen me korrupsionin.
Sipas Bordit të KEK-ut, moslajmërimi i punonjëseve rreth hetimeve penale ndaj tyre përmban “shkelje të rëndë në detyrat e punës”.

Por, vendimi i KEK-ut nuk vlen për kreun e menaxhmentit, Nagip Krasniqin, të arrestuar javën e kaluar nën dyshimet për korrupsion.

I dyshuar për tri vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsion dhe në paraburgim, Nagip Krasniqi vazhdon të qëndrojë zyrtarisht kryeshef i KEK-ut. Bordi, i udhëhequr nga Skënder Haziri, e ka amnistuar atë.

Ai hodhi dyshimet se edhe Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mund të jetë i përfshirë në korrupsion, pasi nuk po e shkarkojnë Krasniqin nga detyra që e kishte fituar më 2021.

Prandaj sipas Smakiqit, “sjellja anarkiste ndaj sistemit juridik të Kosovës, nga ana e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, si përfaqësues të aksionarit/Qeverisë së Kosovës, demonstron dyshimet e forta se edhe ata supozohet të jenë të përfshirë indirekt ose forma tjera në veprimet e dyshuara në rastin e ngritur nga Prokuroria Speciale”.

“Bordi i Drejtoreve te KEK-ut meqenëse ka dështuar ta mbrojë etiken dhe imazhin e NPQ-së, duke nxjerr vendim për largim te përkohshëm nga puna të kryeshefit ekzekutiv në paraburgim ka kryer shkelje të rëndë”, shkroi ai në Facebook.

“Pra ka shkelur nenin 73 te Ligjit të Punës dhe me këtë veprim tentojnë qe edhe të pengojnë hetimet penale duke e mbajtur në pozitë të Kryeshefit Ekzekutiv personin e dyshuar”, përfundoi Smakiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco