KEK-u pezullon Nagip Krasniqin, ushtrues detyre emërohet Përparim Kabashi

KEK-u pezullon Nagip Krasniqin, ushtrues detyre emërohet Përparim Kabashi

18:35, 25/04/2023

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin nga detyre e punës së kryeshefit Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Sipas njoftimit, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Sikur dihet, Nagip Krasniqi është arrestuar pasi po dyshohet për kryerjen e veprave; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco