Zv/ministri shpalos detajet, tregon se kur mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës

Zv/ministri shpalos detajet, tregon se kur mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës

18:58, 24/04/2023

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka shpalos disa detaje pasi të hënë, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, mori vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Ai teksa tregoi fazat që duhet të kapërcehen deri te anëtarësimi i Kosovës në KiE, u shpreh se bazuar në rezolutën 50/31 është kërkuar opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës..

Kësisoj pas kësaj faze, ministrat e Jashtëm i dërgojnë një ftesë Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ngjarja e sotme është shumë e rëndësishme për Kosovën, shtoi Ahmeti.

“Ka procedurat e saj, do të bëhen një numër raportesh mbi Kosovën e pastaj do të botohet opinioni i saj jo-obligativ kur këto raporte të jenë gati. Faza e fundit pas këtij opinioni, komiteti i ministrave sërish në nivel të ministrash iu dërgon ftesës së Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, tha ai për RTK-në.

Megjithatë, Ahmeti theksoi se nuk mund të ketë obligime për Kosovën përgjatë fazës që e kaloi pasi një gjë e tillë nuk parashihet në statutin e Këshillit të Evropës.

“Duhet ta sqaroj procedurën. Ky aplikim shkon te asambleja parlamentare, dhe do të bëhet një numër raportesh për Kosovën dhe kur këto raporte të jenë gati atëherë votohet në Asamblenë Parlamentare, por votimi nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm. Ministrat e Jashtëm e dërgojnë ftesën që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Sipas tij, Republika e Kosovës qëndron mirë në këtë aspekt. “Unë besoj që aplikimi, procedimi tutje do të jetë i shpejtë, duhet ta kemi parasysh se do të jetë një proces kompleks”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco