Hackaj: Po bëhen sulme kibernetike ndaj postimeve që janë kundër qeverisë

18:23, 24/04/2023

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren Sonila Meçon ishte Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Hackaj është shprehur se ushtra e rilindësve identifikojnë postimet që kundërshtojnë qeverinë dhe i bëjnë raportime në facebook, në këtë mënyrë postimet që bëj në llogarinë time mbeten në hije dhe nuk u shfaqen ndjekësve të mi.

"Kandidati i opozitës për Tiranën po parashtron projekte por bën edhe një kosto të projektit sa  kushton. Pasi në vend ka një mendim se ama këto po vjedhin por edhe po b2ëjnë disa punë, por kësaj duhet ti vjerë fundi sepse vjedhja që po bëjnë mund të bëhen disa investime të tjera.

Unë kam një faqe shumë modeste dhe kam diku ke 7 mijë ndjekës dhe kur postoj kam marrë diku ke 1 mijë shikime ndërsa një djalë i cili ka marrë videon time me 1.3 mijë ndjekës ka marrë 7 mijë shikime.

Unë po paraqes një letër për facebook që të ndryshojë ky sulm ndaj personave që mbajnë qëndrime kritike ndaj pushtetit ndërsa dikush i cili nuk sulmon qeverinë me të njëjtën video por shukmë më pak ndjekës merr shumëfishin e shikimeve të mija.

Kjo ndodh pasi njerëzit bëjnë raportime pa fund she kur facebook merr raportime pa fund që po gënjej dhe akuzoj padrejtësisht. Facebook menjëherë fillon e pyet agjencinë që merret me verifikimin e këtyre akuzave dhe nëse merr një përgjigje pozitive postimet e mija i fut në një algoritëm ku fshihen postimet dhe nuk u dalin personave që të ndjekin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco