Zgjedhjet në veri, Brnabiq i reagon ashpër Von Cramonit

Zgjedhjet në veri, Brnabiq i reagon ashpër Von Cramonit

18:11, 24/04/2023

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i ka reaguar ashpër eurodeputetes Viola von Cramonit rreth zgjedhjeve në Veri.

Bërnabiq e ka quajtur të “pabesueshme” mbështetjen e europetuetes Cramon mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, pasi kjo e fundit vlerësoi se ato ishin në përputhje të plotë me kornizën ligjore.

Bërnabiq iu drejtua eurodeputetes gjermane me fjalët: “duhet të të vijë turp”.

Duk e rishpërndarë deklaratën mbështetëse të Cramon, Brnabiq mbishkroi se kjo “përnjëmend është e pabesueshme” derisa vazhdoi të hedh vrerë mbi eurodeputeten. “E pabesueshme. Përnjëmend. Dhe ju flisni për ‘vlera demokratike’. Pas mbajtjes së zgjedhjeve në kontonjerë, nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke njohur rezultat zgjedhor me pjesëmarrje më të vogël se 2% e votuesve të regjistruar. Juve duhet t’ju vije turp. Fakti që nuk ju vjen është problem në vete”, ka shkruar Brnabiq.

Beogradi u beri thirrje serbeve te Kosoves te mos marrin pjese ne zgjedhjet e pjeseshme ne Veri pasi ata kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco