Rohde: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit përfshirë Asociacionin, vendimtare për Kosovën në KiE

Rohde: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit përfshirë Asociacionin, vendimtare për Kosovën në KiE

18:08, 24/04/2023

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën pas lajmit se Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka çuar para aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Sipas Rohdes, në mënyrë që Kosova të pranohet në Këshill, duhet ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit përfshirë këtu formimin e Asociacionit.

“Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

“Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, tha tutje.

Për ta diskutuar çështjen e Asociacionit, ndër të tjera tema, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesëtar i KiE-së, që numëron 46 shtete anëtare, tash është në duar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit.

Në favor të Kosovës për anëtarësim votuan 33 shtete, pra 2/3 e vendeve anëtare.

Shtatë prej tyre ishin kundër, ndërsa pesë abstenuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco