Edi Rama me fjalë dashurie për Hashim Thaçin: A mund t'i lexojë sivëllau im këto rreshta

Edi Rama me fjalë dashurie për Hashim Thaçin: A mund t'i lexojë sivëllau im këto rreshta

17:55, 24/04/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë nën akuzat për krime lufte, për ditëlindjen e tij.

Në një status të gjatë në Facebook kushtuar ditëlindjes së Thaçit, Rama ka zgjedhur disa fjalë mjaft emocionuese.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë mes tjerash se Thaçi “është marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se ka qenë një ditë e vrenjtur për të dhe se pengesat e krijuara nga kjo situatë e kanë ndaluar atë të urojë ditëlindjen e sivëllait të tij me fjalët e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco