Mediumi serb: Dy shuplaka në më pak se 24 orë, politika e Vuçiqit në Kosovë ka përjetuar kolaps të plotë

Mediumi serb: Dy shuplaka në më pak se 24 orë, politika e Vuçiqit në Kosovë ka përjetuar kolaps të plotë

17:51, 24/04/2023

Në vetëm 24 orë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq përjetoi dy dështime të mëdha në politikën e tij ndaj Kosovës. Kështu i përshkruan mediumi serb, Nova.rs, zhvillimet e fundit me zgjedhjet në veri të Kosovës që u bojkotuan nga Lista Serbe dhe dritën jeshile për anëtarësim në Këshillin e Evropës që Serbia nuk mundi t’i pengojë asnjërën. 

Në titull dhe artikull, mediumi opozitar i Vuciqit, i përshkruan këto si “Dy shuplaka në fytyrë në më pak se 24 orë”.

“Politika e Vuçiqit në Kosovë sapo ka përjetuar një kolaps të plotë”, thotë tutje titulli i artikullit të Nova.rs, që raporton edhe kronologjinë e dy zhvillimeve të rëndësishme për Kosovën.

Ndryshe, sot Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës e ka çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, kështu duke përmbyllur etapën e parë të këtij procesi, që nisi në maj të vitit të kaluar, kur Kosova edhe aplikoi për anëtarësim.

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesëtar i KiE-së, që numëron 46 shtete anëtare, tash është në duar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit.

Në favor të Kosovës për anëtarësim votuan 33 shtete, pra 2/3 e vendeve anëtare.

Nga ana tjetër, në veri të Kosovës të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash në 4 sossh, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Zgjedhjet nxorën fitues VV’në dhe PDK’në të cilat sipas rezultateve preliminare do t’i ndajnë nga dy komuna në krye të tyre.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco