Dy persona lëndohen në një aksident në Gllarevë, detaje nga Policia

Dy persona lëndohen në një aksident në Gllarevë, detaje nga Policia

17:06, 24/04/2023

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:53 në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe po merren me rastin”, tha Gashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco