Sahiti: Dhënia e vitrave është pastrim i agjërimit

Sahiti: Dhënia e vitrave është pastrim i agjërimit

20:17, 21/04/2023

Vedat Sahiti, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka folur në lidhje me simbolikën e dhënies së vitrave, gjatë muajit të Ramazanit, ku besimtarët përgjatë këtij muaji kanë agjëruar.

Sahiti i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, u shpreh se dhënia e vitrave është pastrim i agjërimit, pasi sipas tij, gjatë periudhës së agjërimit është e pamundur që të mos të gabojmë apo të mëkatojmë, njofton Klankosova.tv.

“Dhënia e vitrave, sadëkasë së vitrit është obligim, dhënia e vitrit ëshë pastrim për agjërimin. Ngaqë gjatë periudhës sa agjërojmë gjatë muajit të Ramazanit është e pamundur që mos të gabojmë apo të mëkatojmë, ose të rëndojmë me qëllim, ose pavetëdije, kjo dhënie e sadëkasë e cila është e natyrës obliguese është një lloj pastrimi për gjithë ato lloj shkelje apo mëkate të vogla që i kemi bërë gjatë kësaj periudhe kohore”, ka thënë Sahiti.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco