Arrestohet një 39-vjeçar në Ferizaj, policia ia gjen armën me 11 fishekë

Arrestohet një 39-vjeçar në Ferizaj, policia ia gjen armën me 11 fishekë

18:40, 21/04/2023

Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se i arrestuari ësht 39-vjeçari me inicialet B.T.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.

“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në komunikatën për media.

Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco