Sulmohet policia në Podujevë, familjarët tentojnë ta pengojnë arrestimin e të dyshuarit

Sulmohet policia në Podujevë, familjarët tentojnë ta pengojnë arrestimin e të dyshuarit

16:44, 21/04/2023

Një njësi e policisë gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, është sulmuar nga familjarët e të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes në rrugën “Fitorja” në Podujevë, njofton Policia e Kosovës.

Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest është dërguar në vuajtje të dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco