Haradinaj në Austri, viziton djemtë e dëshmorit të parë të UÇK-së në Rahovec

Haradinaj në Austri, viziton djemtë e dëshmorit të parë të UÇK-së në Rahovec

14:22, 21/04/2023

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit dhe deputeten Time Kadrijaj po qëndrojnë në Austri.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se e kishte për nder që vizitën e tij në këtë shtet ta nis tek familja Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E kisha për nder që vizitën time ne Austri ta nisja tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit. Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco