'Qeveria ka dështuar, i është dorëzuar shantazhit të analfabetëve', Rroni fyen mësimdhënësit

'Qeveria ka dështuar, i është dorëzuar shantazhit të analfabetëve', Rroni fyen mësimdhënësit

16:30, 31/03/2023

Aktivisti Rron Gjonovci ka përdorë gjuhë 'fyese' ndaj mësimdhënësve.

Duke e komentuar deklaratën kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, se sa të jetë kjo sindikatë nuk do të ketë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, Gjinovci i ka quajtur mësimdhënësit, 'analfabetë'.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se qeveria ka dështuar dhe është dorëzuar para shantazhit të tyre.

“Qeveria ka dështu. I është dorëzu shantazhit të analfabetëve. Cilësinë e arsimit të një vendi ku 76% e nxansave nuk dijnë me lexu, ia ka dorëzu analfabetave. Pra, Qeveria u dorëzu. Nuk po guxon me i shti në test krejt mësimdhanësat, por veç ata që dojnë ngritje page. Pse s'pe mshelni krejt Ministrinë e Arsimit lene le të vetëmenaxhohet arsimi, se edhe ashtu s'po vrehet puna e Qeverisë. Ka 3-4 qerdhe në vjet na i ndërtojnë Elvis Naçi e Halil Kastrati, s'kena nevojë me harxhu pa fund taksa për nji ushtri me 200 veta të MAShTI-t”, ka shkruar Gjjonovci, përcjell Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco