Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, MSh thotë se barnat janë falas

Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, MSh thotë se barnat janë falas

11:09, 24/03/2023

Sot, 24 Mars, shënohet “Dita Botërore Tuberkulozit”, dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë (MSh), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo sëmundje është e shërueshme.

Po ashtu, MSh ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë, të lajmërohen tek mjeku.

“Diagnostikimi i tuberkulozit është falas. Nëse keni kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë-lajmërohuni te mjeku juaj! Barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas. Tuberkulozi shërohet. PO! Së bashku mund t’i japim fund Tuberkulozit”, thuhet në njoftim, përcjell Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco