Krasniqi për raportin e DASH-it: Fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla

Krasniqi për raportin e DASH-it: Fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla

11:42, 21/03/2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Krasniqi thotë se ky raport “shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, në njërën anë dhe, në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta”.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik”, ka shkruar Krasniqi sot në Facebook.

Sipas tij, kjo është “historia e vërtetë e kësaj Qeverie” dhe në këto dy vjet, Krasniqi thotë se Qeveria Kurti “ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco