Kica-Xhelili pyet: Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën

Kica-Xhelili pyet: Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën

12:58, 23/02/2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka pyetur se që kur e sheh qeveria veten mbi Kushtetutën.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kushtetutshmëria e ligjeve vendore është obligim dhe jo diskrecion i qeverisë, përcjell Syri.net Kosova

Ajo ka shtuar se problem duhet të jetë fakti që po shtyjnë përpara kaq shumë ligje kundërkushtetuese, që i bie se me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës.

Postimi i saj i plotë:

Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën?!

Kushtetutshmëria e ligjeve vendore është obligim. Jo diskrecion i Qeverisë!

Vet koncepti i kushtetutshmërisë flet për kufizim të autorizimeve të Qeverisë. Kjo siguresë ka qenë dhe mbetet atributi më i fortë i sistemeve demokratike parlamentare.

Problem duhet të jetë fakti që po shtyjnë përpara kaq shumë ligje kundërkushtetuese.

Mendësia që duke u dërguar ligjet në Gjykatë Kushtetuese po pengohen reformat është gabim dhe madje e rrezikshme.

Kjo i bie që me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës. Është pikërisht mendësia që po e përsëris në vazhdimësi që duhet ta luftojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco