Gjithçka nga plani franko-gjerman është publikuar

Gjithçka nga plani franko-gjerman është publikuar

12:23, 23/02/2023

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se deri me tani gjithçka është bërë publike për përmbajtën e planit franko-gjerman.

Ndonëse këtë plan nuk e ka prezantuar kurrë para publikut, ai ka thënë se deri me tani nuk kanë mbetur të panjohura.

“Besoj se pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ia propozim që paraqet bazë të mirë për diskutimet të mëtutjeshëm që fillojnë të hënë që vjen”, ka thënë Kurti, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes se PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ai ka bërë me dije se ky plan nuk është negociua.

“Nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës se përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë, meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco