Deputetja e VV-së për deklaratën e Berishës për Deharin: E pafundme paturpësia!

Deputetja e VV-së për deklaratën e Berishës për Deharin: E pafundme paturpësia!

12:06, 23/02/2023

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, ka shkruar në lidhje me deklaratën e deputetit të PDK-së, Hysen Berisha në lidhje me Astrit Deharin.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partia e deputetit Berisha ka qenë në qeverisje kohë kur është vrarë Dehari.

Rasti Dehari / Vëllai i Astrit Deharit, sinjalizues? Deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Deputetja Fejza, tutje tha se nuk e harrojnë asnjëherë Deharin, mirëpo siç tha ajo, nuk do ta falin as vrasjen e tij.

“E pafundme paturpësia! I kujtoj deputetit Hysen Berisha se partia e tij ka qenë në qeverisje kur është vra Astriti. Madje në Ministri të Drejtësisë ka qenë Dhurata Hoxha e PDK-së e cila as dorëheqje nuk dha. Astriti u vra në duar të shtetit të cilin ju e drejtonit. Drejtësia do të bëhet. Ne nuk e harrojmë Astritin dhe nuk e falim vrasjen e tij”, ka shkruar Fejza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco