QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidentin tragjik

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidentin tragjik

23:12, 22/02/2023

Përveç katër të rinjve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar kanë mbetur edhe një çift, që po trajtohet në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka bërë të ditur se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq burri ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Fazliut.

Ndërkaq, Klan Kosova merr vesh se gruaja e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, është shtatzënë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco