Krasniqi: S'mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Krasniqi: S'mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

21:42, 22/02/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Gjilan ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve, shkruan Syri.net Kosova.

Krasniqi është njoftuar me sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.

‘Ata ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend. Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco