Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

21:16, 22/02/2023

Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Dyshohet se dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, ndërsa dy të tjerë nga fshati Dramijak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco