Organizimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës, Sinani: Akt shumë domethënës

Organizimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës, Sinani: Akt shumë domethënës

20:39, 22/02/2023

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se për herë të parë ndonjëherë, në Beograd u festua Pavarësia e Kosovës.

Ky organizim u mbajt në rezidencën e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Sinanit, njohja e realitetit nga Beogradi është një shans për demokratizimin e Serbisë. Ajo tha se ky akt i festës në kryeqytetin serb është akt domethënës.

“Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë. Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Sinani në Facebook. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco