Prishtina në mbështetje të Ukrainës, zebrat marrin ngjyrën e flamurit ukrainas

Prishtina në mbështetje të Ukrainës, zebrat marrin ngjyrën e flamurit ukrainas

08:37, 21/02/2023

Komuna e Prishtinës ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë.

Te rrethi i Arbërisë tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka treguar se ngjyrosja është bërë gjatë fundjavës, në mbështetje të Ukrainës.

Më 24 shkurt bëhet një vit që kur Rusia ka nisur luftën e saj pushtuese ndaj Ukrainës.

Share

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco