Ditë të zeza po vijnë për ata që nuk i justifikojnë mbi 25 mijë euro

Ditë të zeza po vijnë për ata që nuk i justifikojnë mbi 25 mijë euro

15:13, 09/02/2023 Nga Ç.D

Me gjithsej 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ky ligj mundëson verifikim e pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme ose jo, shkruan Syri.net Kosova.

Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

Ky ligj i cili mundëson, konfiskimin e pasurisë së 'oligarkëve' që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden t'i arsyetojnë ato para, u kundërstua kohë më parë nga opozita mandje kërkuan që ky projektligj, të cilin e konsiderojnë kundërkushtetues, të mos hedhet në votim.

Ani pse sot LDK ka mbështetur ligjin, partitë tjera nuk kanë marrë pjesë në votim, madje PDK paralajmëroi se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, këtij projektligji iu gëzuan më së shumti deputetët të cilët edhe e votuan atë, raporton Syri.net Kosova.

Haxhi Avdyli deputet nga radhës e Listës Guxo,  është shprehur se tashmë pasuria e pajustifikueshme do të konfiskohet nga të korruptuarit, ndërkohë që sipas tij paga e punëtorëve të ndershëm po rritet.

“Ligji për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme u votua në lexim të dytë. Tash po votojmë plotësimin e ligjit për ndarje buxhetore ku do inkorporohet vlera e koeficientit të pagave. Pasuria e pajustifikueshme do të konfiskohet nga të korruptuarit, e paga e punëtorëve të ndershëm po rritet.Ligj e përkrahje për qytetarët që me djersë po ngritin këtë shtet...”, u shpreh Avdyli përmes një reagimi në Facebook.

I lumtur për realizimin e zotimit të partisë në pushtet, u shpreh edhe deputeti I VV-së, Artan Abrashi

“Zotim i realizuar [✔️] Sapo u votua Ligji për Byronë Shtetërore për hetimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme!”, shkruajti Abrashi.

E ndaj paralajmërimit të PDK-së, ka reaguar edhe Dimal Basha, i cili  ka pyetur se pse po e kundërshtojnë këtë projektligj  bash ata, ndërkohë që e quan vetëm strategji për vonim.

“𝐒𝐚𝐩𝐨 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐮𝐚𝐦 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐲𝐫𝐨𝐬ë 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐢𝐬𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐏𝐚𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞!U realizua edhe një zotim i yni shumë i rëndësishëm, dhe tani presim që kjo Agjenci të funksionalizohet sa më shpejtë. Sa për informim, ky ligj i ka kaluar të gjitha filtrat e Komisionit të Venecias dhe 5 deputetë të LDK-së votuan pro këtij ligji, kurse 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐏𝐃𝐊 𝐮 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐝ë𝐫𝐠𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐆𝐣𝐲𝐤��𝐭ë𝐧 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞! Mirë është me pyet votuesit e PDK-së, pse po e kundërshtojnë bash këtë ligj dhe pse bash PDK-ja 🙂 Megjithatë, kjo është strategji vetëm për vonim, se shpëtim nuk ka!" nënvizoi ai.

Analisti, Ehat Miftaraj , ka theksuar se pas miratimit të ligjit, tani është koha që të presim deri në fund të vitit për t’i parë rezultatet e para të këtij ligji.

“Kuvendi e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme! E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet. Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji.   Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate”, tha ai.

Po ashtu, në seancën e sotme plenare deri më tani ka votuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Në lidhje me këtë projektligj, 61 vota ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ku rrjedhimisht u ngarkuan komisioni i përhershëm dhe ata funksionalë që ta trajtojnë këtë projektligj dhe ta sjellin atë në lexim të dytë./SYRI.NET KOSOVA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco