MD pas miratimit të Byros: Do të kthehet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetërorë

MD pas miratimit të Byros: Do të kthehet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetërorë

15:11, 09/02/2023

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

“Kosova bëhet me Byro Kuvendi i Kosovës, sot ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin për Legjislacion, Shoqërinë Civile dhe organizatat ndërkombëtare ka plotësuar dhe ndryshuar Projektligjin sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias në opinionin e dytë konstatuar se janë adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga ky komision në opinionin e parë. Republika e Kosovës përmes këtij ligji do të mund ta kthej pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetëror. Byroja do të verifikoj pasurinë nëse e njëjta është një shpërputhje në mes të të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së krijuar ndërsa Gjykata do të zhvillojë procedurën e verifikimit dhe konfiskimit për rastet e iniciuara nga Byroja”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco