Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti e ka degraduar dialogun nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti e ka degraduar dialogun nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni

12:57, 09/02/2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti po i fsheh qëndrimet e tij.

Krasniqi ironizoi me Kurtin duke thënë se se në Twitter po bëhet pulë, ndërsa në Facebook skifter.

“Ti je mësu tjerër sen me folë këtu, tjetër sen me folë atje, e tjetër sen ju thu atyne. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e keni publik, këtu të shprehur pasi që ua kemi thënë në Uashington e në Bruksel e që ua kam përsëritur javën e kaluar në atë qytetin ku ti ke harruar edhe qysh i bjen me shku, se nuk të thirrë askush, as ty, as këtë qeverinë tënde”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se Kurti po e fsheh një të vërtetë të madhe, atë të degradimit të procesit të dialogut nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni.

“Para tri katër vitesh kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për antarësim në OKB, kemi folur për marrëveshje finale, ligjërisht e ndërkombëtarisht obligative. E sot për çka jeni duke folë? Për marrëveshje bazike dhe për disa lëvizje përpara”, shtoi Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco