Kjo është beteja aktuale që po zhvillohet me Serbinë

Kjo është beteja aktuale që po zhvillohet me Serbinë

11:59, 09/02/2023

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se nuk do të këtë marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke.

Ai ka thënë se procesi është në fillim.

“Emisarët franko-gjerman nuk na kanë sjellë një dokument të stilit merre ose lëre, andaj nuk na kanë sjellë propozim për marrëveshje fininale. Ata kanë sjellë propozim për një marrëveshje bazë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, njohja e ndërsjellë është çështje kryesore.

“Republika e Kosovës nuk e njeh Republiken e Serbisë, as anasjelltas. Ne sot kemi mosnjohje reciproke. Ajo çka na duhet është një marrëveshje finale, pa njohje në qënder nuk mund të këtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se propozimi evropian nuk flet për njohje de jure.

Kurti ka bërë me dije se paragrafët e planit, që bazohet në modelet e dy Gjermanive, flasin për njohje “de facto”.

Ai ka thënë se propozimi evropian është vetëm një bazë të mirë, për të cilin do të diskutohet në procesin në vazhdim.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, me datën 18 gusht të vitit 2022, ka ndodhur një takim i rëndësishëm në Bruksel sepse për herë të parë ka pasur agjendë, ku pika e parë ka qenë korniza e marrëveshjes. Zakonisht kur jemi takuar në Bruksel ka pasur gjithmonë polemika të ashpra, por jo agjendë të strukturuar. Marrëveshja duhet ta ketë kornizën e përgjithshme paraprakisht. Kur është ftuar kjo mbledhja unë menjëherë jam përgatitur një faqe me gjashtë kapituj lidhur me atë se çfarë unë besoj se duhet të mbajë korniza e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Emisari Lajçak vjen me dy emisarë të tjerë nga BE-ja, tre javë më vonë, të cilët paraqitën një propozim, jo një plan, për një marrëveshje që njëmend nuk është finale. Është sërish një kornizë, marrëveshje bazike, por jo përfundimtare. Kjo marrëveshje, e cila ka fjali të tëra që merren nga modeli i dy Gjermanive, është sërish veçse një marrëveshje bazë, jo finale ligjërisht e obligueshme çfarë na nevojitet neve. Duhet ta kuptojmë një gjë: Nuk ka pasur mundësi që të vijnë nga Brukseli, Parisi dhe Berlini dhe të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse, kjo do shumë proces të gjatë negociator. Emisarët evropianë nuk na e ka sjellë një dokument në stilin “merre ose lëre””, ka deklaruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco