'Mërgata kundër Asociacionit', Elvis Hoxha shpërndan thirrjen për protestë në Berlin

'Mërgata kundër Asociacionit', Elvis Hoxha shpërndan thirrjen për protestë në Berlin

11:31, 09/02/2023

Elvis Hoxha është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Përtej funksionit që aktualisht ka Hoxha llogaritet si një njëri me ndikim në VV. Madje, ditë më parë, Milazim Krasniqi, profesor universitar, e kishte cilësuar si “shef politik të Albin Kurtit”, kryeministrit të Kosovës.

Hoxha, që njihet edhe si ideolog i partisë më të madhe në pushtet, ka postuar një fotografi në të cilën bëhet ftesë për një protestë. Protestë kundër Asociacionit, por kësaj radhe jo në Kosovë, por në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, një shteti mik i Kosovës.

Madje, në afishe është treguar edhe koha kur do të mbahet protesta.

“Me datën 11.02.2023, ora 14:00 e shtunë në Berlin përballë Bundestagu-ut mbahet një protestë! Kundër Asociacionit!” – shkruhet në këtë thirrje të shpërndarë nga Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco