Tahiri i LDK-së thotë se 'pushtetarët e paaftë' po i frikësohen Abdixhikut

Tahiri i LDK-së thotë se 'pushtetarët e paaftë' po i frikësohen Abdixhikut

11:28, 09/02/2023
Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është ankuar se deputetët e pushtetit por edhe analistët që po e mbështesin pushtetin po e fyejnë kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, përcjell Syri.net Kosova.
 
Tahiri ka theksuar se pushteti po ia ka frikën lidershipit të LDK-së.
 
Postimi i plotë:
Në mungesë argumenti për të debatuar për paaftësinë qeverisëse dhe për kauzat që i braktisën, deputetët e pushtetit por edhe analistët që po i mbështesin, kanë degraduar në fyerje personale ndaj liderit të LDK, Lumir Abdixhiku.
Këta pushtetarë të paaftë janë të frikësuar nga lidershipi i LDK. Sepse Abdixhiku është i vetmi lider politik që në vitin e krizës së papërballueshmërisë së qytetarëve me çmimet, ka qenë në çdo qytet të Kosovës, me qytetarët tanë në turin LDK ju dëgjon, jo vetëm duke kritikuar por duke dhënë propozime konkrete si të përballohet kriza. Duke e parë ndryshimin e LDK-së, hapjen e saj për qytetarët si kërcënim për pushtetin e tyre, vetëm dje, 3 deputetë të pushtetit, ishin në medie nacionale me ofendime personale për Kryetarin e LDK-së.
Këtyre ju kanë vdekur kauzat, tani po përpiqen me çdo kusht të ruajnë pushtetin, por të gjithë tashmë e dimë, këta janë të paaftë për të qeverisur e për të sjellë ndryshim cilësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco