Dimal Basha e zbulon problemin me izolimin e sallës së sporteve në Ferizaj

Dimal Basha e zbulon problemin me izolimin e sallës së sporteve në Ferizaj

11:20, 09/02/2023

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka zbuluar problemin me izolimin e sallës së sporteve në Ferizaj, përcjell Syri.net Kosova.

Basha ka treguar se ky projekt është përballur me vonesa fillestare që nga fillimi i tij.

 

Postimi i plotë:

𝐏𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐚𝐥𝐥ë𝐬 𝐬ë 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣!
Ka kohë që jam në kontakt me sportistët dhe me Fondin e Eficiencës në lidhje me këtë problem, dhe pas gjithë komunikimit, gjendja është kjo.
E para, ky projekt eshte shoqëruar me disa vonesa fillestare, dhe në Gusht 2022 këto vonesa shtohen kur Komuna kërkon ndryshime në këtë projekt. Më shkurt, 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐤𝐚 𝐤ë𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐪ë 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐱𝐡𝐚𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐭 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞𝐧 𝐱𝐡𝐚𝐦𝐚 𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐣𝐲𝐫ë 𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫, 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐤𝐚 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝟑 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐯𝐨𝐧𝐞𝐬ë 𝐭ë 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭, dhe kjo është arsyeja pse përfundimet e punimeve janë shtyer nga dhjetori 2022 në 15 maj 2023.
E dyta, për shkak të gjendjes së krijuar, Fondi më ka njoftuar se ka pasur takim me të gjithë akterët dhe se janë marrë vesh që kontraktori ta funksionalizoj ngrohjen dhe ta mbyll dritaren e hapur jo me larg se data 16 shkurt 2023, dhe se Komuna ka pajtuar që për 3 muajt e ardhshëm të pezullon te gjitha aktivitetet sportive deri sa të përfundojnë të gjitha punët e parapara në kontratë.
Dhe për fund, ka pas një marrëveshje që të ketë komunikim të vazhdueshëm për te gjitha aktivitetet punues mes kontraktorit dhe komunës deri ne përfundim te kontratës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco