Zhbllokohet konkursi për drejtor të policisë, Gazmend Hoxha del i pari me pikë

Zhbllokohet konkursi për drejtor të policisë, Gazmend Hoxha del i pari me pikë

12:17, 08/02/2023

Pesë muaj prej që është hapur konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, tani ka nisur procedura për intervistimin e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.

Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.

Nga 40 pikë maksimale, ai ka grumbulluar 27.5. Këto të dhëna janë bërë publike nga Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila ka mbikëqyr procesin e intervistimit, i cili ka zgjatur për dy ditë, 6 dhe 7 shkurt.

Pjesë e komisionit vlerësues kanë qenë: Fahrije Tërnava (Kryesuese), Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevsi dhe Skënder Perteshi, anëtarë.

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri është në fazën përfundimtare dhe tani i mbetet ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që t'ia paraqes kryeministrit Albin Kurti, emrin e kandidatit të preferuar.

Kurti pritet ta emërojë drejtorin e ti në një nga mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Rikujtojmë se, Fehmi Hoti vazhdon të mbetet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm, prej gushtit të vitit të kaluar kur dha dorëheqje Samedin Mehmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco