Në ShSKUK janë 140 vende të lira për staf shëndetësor

Në ShSKUK janë 140 vende të lira për staf shëndetësor

12:16, 08/02/2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë konferencës së sotme, ka thënë se është e vërtetë që Kosova ka mungesë të anesteziologëve, derisa shtoi se janë duke u munduar që t’i bindin stafin shëndetësor që mos të ikin nga vendi.

“Po është e vërtetë, jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve në atë shkallë, mirëpo në anën tjetër po na brengos edhe neve si MSH dhe qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar edhe në raport me koeficientët tani, mendoj  që profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër dhe kjo është një nga ajo që po mundohemi që ta bëjmë, që ta bindim stafin shëndetësor që të mos largohen nga vendi”, tha Vitia.

Vitia tha se se është një rregullore që përcakton se për mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë shtesa.

Sipas tij, një mjek specialist që punon vetëm në sektorin publik me shtesat dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, do të ketë pagë 1700 deri në 1800 euro.

“Në anën tjetër, kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekët specialistë të cilët vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht që është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist me gjithë këto dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 deri në 1 mijë e 800 euro në muaj”, deklaroi Vitia.

Ministri Vitia tha se në bazë të informacioneve që kanë nga bordi, në ShSKUK janë 140 vende të lira.

“Natyrisht, ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet ndja pacientëce i hap konkurset vetë… Atë që kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror, për të cilin shumë shpejtë do të hapet ky konkurs”, ka thënë Vitia kur u pyet se kur do të hapet konkursi për psikologë klinikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco