Nagavci për mosndërtimin e çerdheve: Përtej aspekteve financiare, probleme ka pasë edhe me gjetjen e pronave

Nagavci për mosndërtimin e çerdheve: Përtej aspekteve financiare, probleme ka pasë edhe me gjetjen e pronave

11:45, 08/02/2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për mosndërtimin e sndërtimin e çerdheve.

Ajo u “arsyetua” me pandeminë dhe vështirësitë për gjetjen e pronave dhe hapësirave.

“Sa i përket ndërtimit të shkollave që janë akoma problematike për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë pjesë, por edhe për ndërtimin e çerdheve, është një nga premtimet tona për të cilin jam e vetëdijshhme që duhet të punojmë më shumë. Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues edhe si pasojë e situatës me pandeminë dhe ndryshimeve që janë sjell. Sa i përket planifikimit kemi ecur përpara dhe besoj se një formë e re e ndërtimit të çerdheve të cilën jemi duke e shqyrtuar, me analiza të detajuara, besoj që do të na japë mundësi edhe për realizimin e premtimit, por edhe për ndërtimin apo përmirësimin e kushteve në Mitrovicën e Veriut. Bëhet fjalë për çerdhet modulare, apo objekte modulare, që janë një risi apo diçka që po përdoret në vende të ndryshme Evropë e jo vetëm. E shkurton kohën e ndërtimit dhe shmang rreziqet për fëmijë në vendet ku do të ndërtohet dhe elemente që janë të rëndesishme për ambientin të drejtohen në këtë mundësi sepse në shumicën e rasteve përtej aspekteve financiare problemet kanë qenë edhe me gjetjen e pronave dhe hapësirave e shumë elemente tjera që kanë ndikuar”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco