Qeveria cakton dëgjim publik për shpronësimet në Leposaviq e Zubin Potok

Qeveria cakton dëgjim publik për shpronësimet në Leposaviq e Zubin Potok

09:47, 08/02/2023

Qeveria e Kosovës ka caktuar dëgjim publik me qytetarët e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për shpronësimin e pronave.  Sipas mediave serbe, më shumë se 138 hektarë – sipërfaqja e përgjithshme e pronës në veri të Kosovës që është duke u shpronësuar, qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për shpronësim vitin e kaluar, ndërsa dy janë marrë në fillim të vitit 2023. Vendimet e reja u pritën me protesta të qytetarëve në Leposaviq, ngritjen e padive dhe thirrjen e Bashkimit Evropian për respektimin e të drejtave pronësore dhe procedurat e shpronësimit, pas së cilës qeveria e Kosovës vendosi të caktojë dy seanca publike në Leposaviq dhe Zubin Potok për 15 dhe 21 shkurt.

Në mesin e janarit, qeveria e Kosovës vendosi të shpronësojë parcelat e reja të tokës në fshatrat Dren dhe Leshak. Sipas mediave serbe, sipërfaqja e përgjithshme është 83 hektarë tokë dhe është për një tjetër “projekt infrastrukturor me interes publik”.

Punimet u ndërprenë një ditë më vonë pasi banorët e zonës, të pakënaqur nga vendimi dhe procesi jo transparent, organizuan protesta dhe padinë.

Pas protestave nga qytetarët serb, Bashkimi Evropian bëri thirrje për respektimin e të drejtave pronësore, duke specifikuar se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë konsultimi publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco