I mituri shantazhon 30-vjeçaren nga Ferizaj: Bëj seks me mua, ose ta publikoj videon nudo

I mituri shantazhon 30-vjeçaren nga Ferizaj: Bëj seks me mua, ose ta publikoj videon nudo

23:30, 07/02/2023

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve.

Në hall me një person të mitur të cilin ka nisur komunikimin para 2 ditësh, është edhe një 30-vjeçare në Ferizaj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se gjatë komunikimit në rrjetin social Snapchat, ajo i ka dërguar të dyshuarit një video ku shfaqej e zhveshur.

Pas dërgimit të atyre pamjeve, i mituri i cili kishte ruajtur videon, e ka shantazhuar 30-vjeçaren duke i kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale bashkë, në të kundërtën do e publikonte videon në rrjete sociale.

Bazuar në dëshminë e viktimës, nga frika se do i publikoheshin pamjet intime, ajo ka pranuar që të lë një takim me të miturin, i cili pas bashkëpunimit të 30-vjeçares me Policinë, është arrestuar në flagrancë në Fushë Kosovë.

Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari ka pranuar se posedon pamje nudo të viktimës dhe se ka kërkuar nga ajo seks në këmbim të mospublikimit të videos. Pos kësaj, ai kishte kërkuar nga viktima që të bëjnë edhe një incizim gjatë aktit seksual, por këtë nuk e kishte pranuar 30-vjeçarja.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Shantazh’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco