BE pa datë për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

BE pa datë për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

23:14, 07/02/2023

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk është caktuar ende një datë për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano ka shtuar se BE do të njoftojë për takimin kur vjen koha, por ka thënë se në këtë kohë nuk mund ta konfirmoj takimin.

Pas qëndrimit në Kosovë e Serbi të të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, Stano ka thënë se të dyja palëve u është bërë e qartë se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano për mediumin serb Tanjug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco