'Hap i mirë i Kurtit, pranimi i propozimit të BE-së mund të largojë presionin nga Kosova'

'Hap i mirë i Kurtit, pranimi i propozimit të BE-së mund të largojë presionin nga Kosova'

15:08, 07/02/2023

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, e ka vlerësuar si hap të mirë veprimin e kryeministrit Albin Kurti për të pranuar planin franko-gjerman.

Ai ka thënë se ky veprim mund të largojë presioni ndërkombëtar të Kosovës, përcjell Syri.net Kosova

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se ky pozicion i mundëson Kosovës të dialogun ende për disa pozicione specifike.

“Një veprim i duhur i Kosovës për "pranim në parim" të propozimit të BE. Demonstron qëndrim pozitiv dhe ende ke hapsirë të dialogosh pozicionet specifike të propozimit. Kjo levizje mbase mund të largon presionin nga Kosova dhe forcon pozocionin e saj jo shume të favorshëm javët e fundit. Ndoshta megjithatë kemi mesuar dicka nga diskursi i përodur kohen e fundit dhe se tash e tutje mund të përdorim taktika dhe strategji negociatore që na bashkojnë më shumë me aleatet dhe miqtë tanë”, ka shkruar Muharremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco