BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

14:39, 07/02/2023

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj janë grumbulluar gjithsej 123,161.38 euro.

BIK-u përmes një njoftimi në Facebook, ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në këtë aksion, transmeton Syri.net Kosova

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco