Haradinaj i kthehet taksës 100%, bën një lidhje me inkurajimin e prodhuesve vendorë

Haradinaj i kthehet taksës 100%, bën një lidhje me inkurajimin e prodhuesve vendorë

14:26, 07/02/2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim aktivistët e fushatës “Besa Besë” të kryesuar nga afaristi i njohur, Burim Piraj, transmeton Syri.net Kosova

Pas takimit Haradinaj ka thënë se taksa 100% i kishte inkurajuar prodhuesit vendorë për rritje të prodhimit dhe të potencialit të tyre.

“Gjatë qeverisjes sime rëndësi të veçantë i kemi kushtuar fuqizimit të prodhimeve "Made in Kosovo". Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe, ndikoi pozitivisht në inkurajimin e prodhuesve vendorë për rritje të prodhimit dhe të potencialit të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco