Kurti: Sot takohem me Lajçak, për çka e tregojmë në fund të takimit

Kurti: Sot takohem me Lajçak, për çka e tregojmë në fund të takimit

11:06, 06/02/2023

 

Kryeministri Kurti, pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve, ka konfirmuar se do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, por nuk tregoi se çka do të bisedohet.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria në orën 11:00 pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”.

“Ajo se çka do të diskutohet, do të iu tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco