Brnabiç: Po shtohet presioni mbi Beogradin rreth çështjes së Kosovës

Brnabiç: Po shtohet presioni mbi Beogradin rreth çështjes së Kosovës

10:08, 06/02/2023

Pas mbledhjes së Kuvendit të Serbisë ku u diskutua për planin rreth Kosovës, sot vjen i dërguari i BE-së për dialogun Lajçak për presion shtesë lidhur me dialogun, shtimi i aktiviteteve bëhet me qëllim përshpejtimi të procesit, andaj rreth Kosovës na duhet unitet, ka thënë kryeministrja e Serbisë Brnabiç për “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Është e qartë sipas saj, se aktivitetet diplomatike duan përshpejtim të procesit dhe rritje të presionit ndaj Beogradit.

“Kjo nuk habit nëse shikon situatën e luftës në Ukrainë dhe prekjen e Evropës nga konflikti si dhe tensionet mes ShBA-ve dhe Kinës, andaj askujt nuk i konvenon konflikti potencial dhe jo stabiliteti , prandaj insistohet në shuarjen e vatrave potenciale” tha ajo.

Qëllimi është vënia e pikës në këto konflikte dhe heqja nga rendi i ditës shembulli i presedanit si është Kosova "Kosova është presedan, sepse ju morr Serbisë në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare", tha Brnabiç.

Na është marr territori dhe u bë agresion pa miratim të OKB-së, pastaj u pranua pavarësia e shpallur njëanshëm dhe ne po luftojmë për këtë, tha ajo, duke shtuar se si ka thënë Vuçiq askujt nuk i konvenon konflikti i ngrirë.

Ka pasur shumë sulme ndaj serbëve, por Beogradi tregoi durim e mençuri nuk ra në provokime, andaj na duhet zgjidhje e situatës krahas përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit.

Lajçak sipas saj në Prishtinë si temë do ketë asociacionin, kjo bisedohet qe sa vite u shpreh Brnabiç.

“Shqiptarët ikin nga asociacioni si laneti nga kryqi” u shpreh Brnabiç duke lavdëruar shefin e saj kur në marrëveshje të Bruksleit kërkoi asociacionin, përmes garancisë ndërkombëtare.

Ajo ka kërkuar falje publike nga qytetar[t , lidhur me publikimin në faqen e qeverisë të “Republic of Kosova” në publikimin e planit të qeverisë prej dhjetë pikave, duke bart përgjegjësinë tek ekipi i mirëmbajtjes së faqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco