Haradinaj në Pentagon, kërkon që SHBA ta vazhdojë angazhimin në forcimin dhe avancimin e FSK-së

Haradinaj në Pentagon, kërkon që SHBA ta vazhdojë angazhimin në forcimin dhe avancimin e FSK-së

23:12, 03/02/2023

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është ndjerë i nderuar që takoi Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andreë L. Winternitz, gjatë vizitës së tij në ShBA.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se kërkoi nga Witernitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm.

Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe njëherë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë”, shkroi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco