Visar Ymeri i thur elozhe Lumir Abdixhikut

Visar Ymeri i thur elozhe Lumir Abdixhikut

20:01, 03/02/2023

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri i ka thurur elozhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, përcjell Syri net Kosova.

Ymeri e ka vlerësuar Abdixhikun për rezistencën për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta.

“Natyrisht, për një kohë të shkurtër figura e ‘pakompromis’ që Kryeministri po do ta ndërtojë për vete edhe mund të duket i pëlqyeshëm e simpatik, Por jo kur rrezikon Kosovën, e veçanërisht jo kur dështon shpesh e shpejtë. LDK e Abdixhiku në anën tjetër po i rrezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta. Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar”, ka shkruar mes tjerash në Facebook.

Postimi:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco