Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet

19:24, 03/02/2023

Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth roës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco