Rashiti: Adresuam kërkesën për rimburësim deri në 100 euro të tatimit në pronë për tatimpaguesit e Gjilanit

Rashiti: Adresuam kërkesën për rimburësim deri në 100 euro të tatimit në pronë për tatimpaguesit e Gjilanit

18:47, 03/02/2023

Riad Rashiti, drejtor i Financave Gjilan, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka bërë të ditur se e kanë adresuar në ministry kërkesën për rimburësimin e deri në 100 euro të tatimit në pronë për tatimpaguesit e Gjilanit.

Ai gjithashtu njoftoi se janë gjithsej 38 mijë e 800 tatimpagues në komunën e Gjilanit.

“Sot Kuvendi Komunal i Gjilanit për herë të dytë i drejtohet ministrisë me kërkesë për tatimin në pronë që ka shkaktuar ngritje në këtë vit. Në seancën e kaluar të rregullt, me 26 janar kemi dërguar një kërkesë ku kemi kërkuar nga ministria që ta rishqyrtoi mundësinë e rivlerësimit të tatimit në pronë për këtë vit dhe sot e adresuam kërkesën tjetër që ka të bëjë me drejtpërdrejtë me rimburësimin e deri në 100 euro të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Gjilanit, që janë 38 mijë e 800 tatimpagues në komunën e Gjilanit”

Rashiti u shpreh se kjo kërkesë është miratuar me përkrahjen e të gjitha subjekteve politike dhe presin nga qeveria që ta merr parasysh këtë kërkesë,

“Sot me përkrahjen e të gjitha subjekteve politike është miratuar kjo kërkesë dhe presim nga Qeveria e Kosovës që ta merr parasysh këtë kërkesë dhe ta rimbursojë këtë shumë e cila vetëm për komunën e Gjilanit është diku në vlerë prej 2.6 milionë euro”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco