Avokati ankohet se nuk ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Avokati ankohet se nuk ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

09:50, 03/02/2023
Avokati Arianit Koci është ankuar për mungesën e ngrohjeve në sallat e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
 
“Në salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk ka ngrohje qe prej fillimit të sezonit të dimrit”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Syri.net Kosova
 
"Në fakt, tash e kuptova që nuk ka në asnjërën sallë. Kur temperatura është në mëngjes – 3, mbajtja e gjykimeve në këto kushte është farsë. Katastrofë!”
 
Koci është ankuar edhe për mungesën e reagimeve publike lidhur me këtë problem, madje e ka përmendur që në bufenë e këtij institucioni po ngrohen përmes një kaloriferi të cilin e kanë blerë privatisht.
 
“Çka është më e çuditshmja, sa po e shoh, nuk ka reagime publike nga ana e askujt”.
 
“Gjykimet duhet të ndërpriten derisa të krijohen kushtet në salla të Gjykatës”.
 
“P.S. Ironia është se në bife të Gjykatës, paska ngrohje; e paskan blerë privatisht një kalorifer”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco